Në Institutin Junus Emre Tiranë (YEE), për këtë muaji u shfaq filmi "Vëllai Im"

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të aktiviteteve artistiko-kulturore në Instituti Junus Emre Tiranë, u organizua shfaqja e filmit.

Në ambientet e Institutit Junus Emre në Tiranë, do të organizohet shfaqja e filmit, të enjten e fundit të çdo muaji, në orën 18.30. Këtë muaj u shfaq filmi "Vëllai Im 1".

Filmi "Vëllai Im" me regjisor Mert Baykali dhe në rolet kryesore Burak Özçivit, Aslı Enver dhe Murat Boz u ndoq me shume interes nga të pranishmit.

Dy vëllezër që nuk e kanë parë njëri-tjetrin prej vitesh, pas vdekjes së babit jetët e tyre ndërthuren sërish. Filmi që ështe në zhanerin e komedisë dhe  dramës dhe pati intres të madh nga artdashësit.