Në Tiranë u organizua Festivali i Fëmijëve në kuadër Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve

Yazıcı-dostu sürüm

Në Tiranë, ditën e dielë më 28.04.2019, në kuadër Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve, në bashkëpunim me ambasadën turke në Tiranë, Institutin Junus Emre Tiranë dhe  Fondacionin Turk Maarif, u organizua Festivali i Fëmijëve.  Në programin, i cili nisi në orën 10:00 në amfiteatrin e parkut të liqenit artificial, morën pjesë ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük, nëndrejtori i drejtorisë arsimore Ataşehir të Stambollit Ercan Metin, përfaqësitë e institucioneve turke, politikanë, anëtarë të shoqërisë civile turke, akademikë, përfaqësues të mediave, drejtorë të shkollave, mësues dhe nxënës.

Ambasadori Yörük, në fjalën hapëse tha se kjo ditë në të cilën u shpall sovraniteti i kombit turk është një dhuratë nga Mustafa Kemal Atsaturku për fëmijët. Me kërkesë të Turqisë, viti 1979 u shpall viti ndërkombëtar i fëmijëve dhe që prej asaj dite 23 prilli festohet në Turqi nga fëmijë që vijnë nga të gjitha vendet e botës theksoi ndër të tjera Yörük. “Këtë vit deshëm që fëmijët turk me ardhjen e tyre në Shqipëri të festonin së bashku me vëllezërit e tyre shqiptarë” tha ai.

Pas fjalimit hapës, performancat speciale të Orkestrës Sinfonike të të Rinjve të liceut artistik “Aydın Doğan” dhe liceut artistik “Prenk Jakova” të Kosovës u ndoqën me shumë entuziazëm. Në përfundim të koncertit ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük dhe drejtoiri i Institutit Junus Emre në Tiranë Ömer Osman Demirbaş dorëzuan certifikatë falenderimi për dirigjentin e orkestrës Murat Sığırcı dhe nxënësen Deniz Aydın në emër të Orkestrës Sinfonike së të Rinjve të liceut artistik “Aydın Doğan”.

Festivali i Fëmijëve vijoi sipas radhës me vallet popullore dhe këngët solo të Grupit Folklorik të shkollës Kırkpınar Ağası Alper Yazoğlu të Edirnesë, performancat e baletit dhe gjimnastikës, performancat e kërcimit dhe muzikës nga shkollat Mustafa Kemal Atatürk të Zall-Herrit dhe Saukut, këngët dhe poezitë e nxënësve të fondacionit Alsar dhe performancat e kërcimit dhe muzikës nga shkolla Gustav Mayer.

Fëmijët dhe familjarët e tyre që u dëfryen me këngët në turqisht, u shprehën se ngelën të kënuqur nga organizimi i Festivalit të Fëmijëve në Tiranë. Programi u mbyll me hedhjen e shortit për përzgjedhjen e një nxënësi që do të ketë të drejtën e kursit të turiqshtes pa pagesë pranë Institutit Junus Emre Tiranë.