“The Network” shfaqet përpara publikut në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Ditën e hënë më 8 korrik, në Sallën e Konferencave të Institutit Junus Emre Tiranë, u shfaq dokumentari “The Network” në anglisht dhe me titra shqip, i cili bën fjalë për fytyrën e vërtetë të organizatës FETÖ.

Në këtë aktivitet që u zhvillua nën kujdesin e ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, morën pjesë, ambasdori turk në Tiranë z.Ahmet Yörük, përfaqësuesit e institucioneve turke, përfaqësues të mediave dhe studentë.

Ambasadori Yörük në fjalimin e tij u shpreh se mbrëmjen e 15 korrikut, qytetarët turq iu kundërvunë tentativës për grusht shteti duke dalë nëpër rrugë të paarmatosur,  por të mbushur me besim në zemër. Yörük theksoi se tentativa për grusht shteti u krye nga organizara FETÖ, e cila sot vijon aktivitetet e saj në 160 vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ai shtoi më tej: “Kjo nuk është një organizatë terroriste si ato klasike që mund të keni dëgjuar deri tani. Ajo është strukturuar më shumë si një agjensi inteligjence sekrete e cila ka për parim dinakërinë dhe ka aftësinë dhe forcën për tu infiltruar në mënyrë të fshehtë në të gjitha institucionet zyrtare dhe civile të shteteve ku anëtarët e saj gjenden duke ndryshuar identitet dhe pamje.”

Pas fjalimit të ambasadorit, u shfaq dokumentari, i cili është realizuar nga gazetari i njohur anglez Andrew Wilson dhe i përgatitur nga TRT World. Për të gjithë ata nuk patën mundësi ta ndiqnin, ditën e martë më 9 korrik dokumentari u shfaq për herë të dytë.