Përfundon Trajnimi Akademia e Medias

Yazıcı-dostu sürüm

Tetë pjesëmarrës që mbyllën me sukses trajnimin Akademia e Medias në Tiranë, organizuar në muajin shkurt të këtij viti nga Instituti Yunus Emre Tiranë në bashkëpunim me TRT-në, patën mundësinë e një stazhi në TRT World në Stamboll.

Në muajin shkurt pjesëmarrësit, falë mbështetjes trajnuese të TRT-së nën praninë e specialistëve shqiptarë të fushës, u trjanuan për 15 ditë mbi tema si: përdorimi i rrjeteve sociale, teknikat e intervistave dhe pyetjeve, bërja e lajmit dhe e teksteve, teknikat e prezantimit të lajmeve, kuadri etik në dhënien e lajmit, politikat e trasmetimit të lajemeve në televizion, trasmetimi i drejtëpërdrejtë, gazetaria për gjendjet e jashtëzakonshme, teknologjitë e reja mediatike.
 

Ditën e martë më 16 korrik, tetë pjesëmarrësit që mbyllën me sukses Akademinë e Medias në Shqipëri, filluan stazhin 10 ditor pranë TRT World në Stamboll. Në ditën e parë të stazhit Akademia e Medias, pjesëmarrësit, pas prezantimit institucional, u pritën nga drejtori i programit dhe lajmeve të TRT World Selim Atalay. Ata vizituan ndërtesat, zyrat e produksionit, departamentin e programit si dhe zyrat MCR dhe Edit Suit. Pjesëmarrësit u informuan në lidhje me satelitet, zyrën e transmetimit live, qendrën e lajmeve dhe departamentin e punës. Produktorët dhe prezantuesit e TRT World ndanë informacione me pjesëmarrësit. Stazhierët gjithashtu patën mundësi të njihen me kolegët e tyre me origjinë shqiptare që punojnë në TRT World. Programi vijoi me trajnimet në grup në fusha të ndryshme si rrjetet sociale, gazetaria, sporti ekonomia dhe gazetaria në terren.
 

Falë këtij programi për të cilin ka dhënë mbështetjen e saj edhe Ministria e Rinisë dhe Sporti të Turqisë, u shkëmbye me stazhierët shqiptarë përvoja mediatike e Turqisë. Programi I Stazhit përfundoi ditën e premte më 26 korrik me shpëndarjen e çertifikatave për pjesëmarrësit.