Programi Iftari në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Ditën e mërkurë më 22 maj, u organizua programi i iftarit nga ambasada turke në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Junus Emre Tiranë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke.

Në këtë program që u mbajt tek sheshi “Nënë Tereza” në kryeqyetin shqiptar me pjesëmarrjen e  afro një mijë vetave, u gjendën së bashku ambasadori turk në Tiranë z.Murat Ahmet Yörük, nënkryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke İsmail Hakkı Turunç, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Turqi Ilir Beqaj, nënkryetarët e bashkisë Tiranë Abaz Hado dhe Andi Seferi, kryegjyshi botëror i bektashinjve Baba Mondi, kryetari i shoqatës kulutorore Ardhmëria Tahir Zenelhasani, përfaqësitë diplomatike, politikanë, përfaqësuesit e institucioneve turke në Shqipëri, zyrtarë të autoriteteve shqiptare, akademikë, perfaqësues të mediave, përfaqësues vendorë të institucioneve fetare, përfaqësues të shoqërive civile dhe shumë qytetarë shqiptarë.

Përgjatë programit, i cili nisi me recitimin e Kuranit, u shfaqën spotet prezantuese për 150 vjetorin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe 10 vjetorin e institutit Junus Emre.

Pas spoteve prezantuese fjalën e mori nënkryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke İsmail Hakkı Turunç. Ai falenderoi të gjithë organizatorët e programit dhe theksoi rëndësinë që kultura turke i jep solidaritetit dhe ndihmës.  

Ambasadori Yörük, duke përmendur sulmet mizore ndaj disa xhamive në Amerikë dhe Europë, theksoi se këto ngjarje tregojnë se sa serioze janë situatat e konfliktit dhe përplasjes. Yörük gjithashtu ceku kërcënimin që vjen nga retorika polarizuese që përdorin lëvizjet e së djathtës ekstreme. “Ashtu si çdo muaji, edhe gjatë Ramazanit, vazhdojmë të gjendemi pranë mijëra vëllezërve tanë në nevojë në Shripëri nëpërmjet institucioneve publike apo organizatave joqeveritare turke si Gjysmëhëna e Kuqe Turke, TİKA dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë. Për sa kohë jemi të bashkuar, çdo ditë do të bëhemi akoma edhe më të fortë.”- shtoi më tej ai.

Programi, i cili pati një interesim shumë të madh, u mbyll me lutjen e iftarit.