Rifillojnë Mësimet Ballë për Ballë të Turqishtes në Institutin Junus Emre Tiranë.

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre Tiranë, që pezulloi mësimet ballë për ballë të turqishtes për shkak të pandemisë në mars 2020, ditën e hënë më 8 shkurt 2021 rinisi kurset e gjuhës turke në qendrën kulturore. Pasi mësimi në të gjithë shkollat në Shqipëri vazhdoi ballë për ballë dhe qeveria lejoi mësimin ballë për ballë në institucionet arsimore private, me kusht që të respektohej rregulli jo më shumë se 10 persona në një klasë, një pjesë e kurseve të turqishtes për semestrin e pranverës filluan ballë për ballë në Institutin Junus Emre Tiranë. Kurset e gjuhës turke zhvillohen duke respektuar rregullat e distancës sociale, higjienës dhe mbajtjes së maskave dhe janë pritur me shumë interes nga nxënësit.

Mësuesit e gjuhës turke të Institutit Junus Emre Tiranë njëkohësisht japin mësimin e turqishtes si lëndë me zgjedhje në shkollat publike dhe private në Shqipëri. 309 nxënës ndjekin mësimin e turqishtes ballë për ballë si lëndë me zgjedhje në shkolla. Në qendrën kulturore 93 nxënës ndjekin online kurset e turqishtes, ndërsa 48 nxënës vazhdojnë mësimin e gjuhës turke ballë për ballë. Gjatë pandemisë Instituti Junus Emre Tiranë arriti në çdo cep të Shqipërisë me kurset online të turqishtes. Gjithashtu instituti për herë të parë iu dha mundësi shumë personave të mësojnë turqishten përmes kurseve online të gjuhës turke të nivelit fillestar.