Trajnimi i 3-të i Harkëtarisë Turke

Yazıcı-dostu sürüm

 

JU FTOJMË EDHE JUVE QË TË MËSONI HARKËTARINË TURKE DHE T'UA MËSONI ATË TË TJERËVE

Harkëtari (shigjetaria) ka qenë historikisht pjesë e pandarë dhe shumë e rëndësishme e Turqve si një sport ushtarak, së bashku me gjuetinë e cila e ka zanafillën përnjëherë me daljen e popujve në histori. Me qëllimin e promovimit të harkëtarisë (shigjetarisë) dhe të përforcimit të lidhjeve kulturore nëpërmjet këtij sporti të trashëguar tonin, Institutet e Junus Emresë së bashku me Fondacionin e Harkëtarëve realizuam "Projektin e Harkëtarit". Kemi nxjerrë 72 tranjerë në 16 shtete. Në kurset e harkëtarisë turke morën pjesë afersisht 1000 persona dhe mesuan detajet e këtij sporti.

Edhe ju mund te vini pranë Institutit Junus Emre në Tiranë të aplikoni për të qënë pjesë e trajnimit të Harkëtarisë Turke që do të organizohet për herë të tretë në Stamboll me datat 15-22 prill 2019. Në këtë mënyrë ju mund të bëheni pjesë e mësimeve të harketarisë nga mjeshtrit e këtij sporti shumëvjecar. Gjithashtu do të jetë një mundësi për të njohur nga brëndesia kulturën turke.

Kursantët që do të marrin pjesë në trajnimin një javor në Stamboll, pasi të kthehen në vendet e tyre do të krijohen grupe kursesh nga Institutet tona në kuadër të kurrikulës së "Harkëtarisë Turke" dhe do të ofrohen shërbimet e kursit me materiale burimore dhe materiale harkëtarie ku të gjitha do të jenë të punuara me dorë, të cilat do t'ua ofrojmë vetë atyre.Projekti i harkëtarit ka si qëllim të fitojë sportistë të rinj në këtë sport me traditë si dhe të promovojë harkëtarinë turke në të gjithë botën.

Datat e Aplikimit: 22 Shkurt - 4 Mars 2019
Qendra e Aplikimit: Instituti Junus Emre Tiranë
Adresë: Rruga Arben Broci, Nr. 6 Tiranë, Shqipëri
Tel: 04 245 1055
E-mail: tiran@yee.org.tr