Udhëtimi në Historinë e Përbashkët fillon përsëri!

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, dhe Kryesinë për Turqit e Diasporës dhe Komuniteteve Mike, organizon per herë të dytë ekskursionin me tematikë "Udhëtim në Historinë e Përbashkët". Ceremonia e përcjelljes u zhvillua ditën e premte më datë 02.08.2019, orën 13:45, në ambientet e Institutin Yunus Emre Tiranë.

Të pranishëm në këtë program ishin Këshilltari për çështjet e arsimit pranë Ambasadës Turke në Tiranë, Atakan Doğan dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Zv. Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz tha, "Periudha osmane për të dy popujt është periudhë e përbashkët e paqes, kulturës dhe zhvillimit. Stambolli është kryeqyteti i botës. Në Turqi do të shihni kontributin që kanë dhënë gjyshërit tuaj në qytetërimin osman ku edhe një herë do te ndiheni krenarë me ta. Udhëtim të mbarë!"

Në eskursionin "Udhëtim në Historinë e Përbashkët" marrin pjesë kursantë të turqishtes pranë Institutit Yunus Emre Tiranë, studentë nga Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, nxënës nga Shkolla jopublike Hafiz Ibrahim Dalliu, Gjimnazi me orejnetim gjuhësor Asim Vokshi, studentë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës si dhe studentë të institucioneve të tjera arsimore dhe organizatave të tjera të rëndësishme të shoqërisë civile në Shqipëri, së bashku me mësuesit e tyre. Grup i cili përbëhet nga 40 vetë.

 

Pas qerasjes në oborrin e Institutit, pjesëmarrësit të cilët do të vizitojnë Çanakkalanë dhe Stambollin në datat 3-10 gusht, i përcollëm për në Turqi.