Në bashkëbisedimin e radhës të Yunus Emresë u fol për “Marrëdhëniet Turke dhe Shqiptare”

Yazıcı-dostu sürüm

Prof. Dr. Ferit Duka, pedagog në Fakultetit e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universtietin Europian të Tiranës, ishte i ftuari i këtij muaji i programit “Bashkëbisedimet në Yunus Emre” i cili zhvillohet rregullisht që nga viti 2017 në kuadër të aktiviteteve artistiko-kulturore të Institutit Yunus Emre Tiranë. 

Ditën e mërkurë më 25 shtator, pas fjalës përshëndetëse të drejtorit të Institutit Yunus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş, në sallën e konferencave të institutit nisi bashkëbisedimi me temë “Marrëdhëniet Turke dhe Shqiptare Përgjatë Procesit Historik”.

Prof. Dr. Ferit Duka në fjalimin e tij u shpreh si më poshtë: “Mes popullit turk dhe atij shqiptar, përgjatë historisë gjejmë lidhje të forta në fusha të ndryshme si ato sociale, administrative dhe kulturore. Kontaktet e para ndërmjet dy popujve hasen që përpara periudhës Osmane. Sipas dokumentave bëhet e ditur se turqit Selçukë kanë pasur kontakte dhe aleanca me familjet e njohura shqiptare të kohës. Ndërsa në periudhat e mëvonshme, në administatën e Perandorisë Osmane vërehet një numër i lartë i personaliteteve shqiptare. Përveçse në drejtimin e perandorisë osmane, figurat shqiptare kanë dhënë kontributin e tyre edhe në fusha të tjera si letërsia duke u bërë pjesë e antologjisë turke me krijimet e tyre artistike të panumërta. Nisur nga këto fakte kuptohet qartë se këto lidhje të forta të së shkuarës janë trashëguar edhe në ditët e sotshme”  

Programi u mbyll me dorëzimin e dhuratës simbolike për Prof. Dr. Ferit Duka nga ana drejtorit të Institutit Yunus Emre Tiranë, z.Ömer Osman Demirbaş.