U Organizua Paneli “Mesazhi Universal i Junus Emresë”

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 20.10.2021, Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me "Balkan Research Center" të University of New York Tirana organizuan panelin "Mesazhi Universal i Junus Emresë" në sallën e konferencave të universitetit.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij përshëndetëse në aktivitet u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen në këtë panel të organizuar në kuadër të Vitit 2021 si Viti i Junus Emresë dhe Turqishtes.

“Poezitë e Junus Emresë dhe identiteti i tij sufi lanë gjurmë të thella në mendimin dhe trashegiminë shpirtërore të Anadollit. Rreth tetë shekuj më parë, me poezitë e tij me tematika si dashuria, toleranca dhe paqja, ai iu drejtua njerëzve dhe hodhi në Anadoll idenë e parë të humanizmit, që u zhvillua në periudhën e Renesancës në Evropë”, tha Yörük.

Drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş deklaroi se arsyeja e organizimit të ngjarjes ishte përkujtimi i Junus Emresë dhe e quajti Junus Emrenë “doktori i zemrës”.

Drejtori i Fondacionit Turk Maarif për Shqipërinë, z. Mesut Özbaysar u shpreh se: “Junus Emre do ta ruajë vlerën e tij përgjatë historisë së njerëzimit.”

Rektorja e “University of New York Tirana” Prof. Dr. Nertila Gjini nga ana tjetër e cilësoi këtë ngjarje si një hap të rëndësishëm që kontribuon në ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor të universitetit dhe synon të ndërtojë ura të reja komunikimi midis brezave, vendeve dhe kulturave.

Pjesë e panelit si referues ishin Drejtoresha e “Balkan Research Center” Prof. Lindita Xhanari Latifi (Shqipëri), historiani i artit z. Behixhudin Shehapi nga Maqedonia e Veriut dhe poeti nga Kosova Zeynel Beksaç.

Në panelin që u ndoq me interes të madh nga media dhe dashamirësit e letërsisë, morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, Drejtori i Fondacionit Turk Maarif për Shqipërinë z. Mesut Õzbaysar, Rektorja e "University of New York Tirana" Prof. Dr. Nertila Gjini, Drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş dhe diplomatët e Ambasadës së Turqisë.

Diğer Etkinlikler

Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë: “Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan” 

Nën kujdesin e...

U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16...

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi...