Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan

Yazıcı-dostu sürüm

Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë: “Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan” 

Nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë është organizuar bashkëbisedimi me temë: “Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan”, me studiuesin turk Doç. Dr. Oğuzhan.

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar në ambientet institutit, ishin drejtori i Institutit "Yunus-Emre"-Tiranë, Ömer Osman Demirbaş; drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar; këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz; studiues, shkrimtarë dhe studentë.

Studiuesi turk Doç. Dr. Oğuzhan Aydın, tha se në figurat e përbashkëta mes Türkiye-s dhe Shqipërisë, shikojnë të bërit njësh vlerat si drejtësinë, mëshirën dhe edukatën.

"Ne në kulturën tonë, në traditën tonë, kemi marrë nga Buharaja me Ahmed Yesevi-n dhe me personat që ai ka edukuar. Më pas e kanë përcjellë këtë traditë, këtë kulturë në Anadoll, në Ballkan. Kemi Yunus Emre në Anadoll, Sarı Saltık në Ballkan. Dhe këta të mëdhenjtë tanë, paraardhësit tanë, na kanë lënë gati një themel shumë të rëndësishëm ku ne vazhdojmë trashëgiminë e tyre", tha Aydın.

Ai shtoi se në figurat e përbashkëta mes Türkiye-s dhe Shqipërisë, shikojnë të bërit njësh vlerat si drejtësinë, mëshirën dhe edukatën.

"Padyshim që elementi që lidh këto tre pjesë gjeografike, Anadollin, Ballkanin dhe Turkistanin me zonën e Buharasë është shkrimtari, shkruesi i himnit kombëtar të Türkiye-s, Mehmet Akif Ersoy. Babai i Mehmet Akif Ersoy-it është shqiptar me origjinë nga Peja, nëna e Mehmet Akif Ersoy-it vjen nga Buharaja, ndërsa ai vetë është një simbol i Anadollit. Sami Frashëri është shqiptar, por në të njëjtën kohë një osman. Ai ka lënë një nga veprat më të mëdha që është fjalori i parë turqisht. Yahya Kemal Bey është turk nga Ballkani, është nga Shkupi, por është ai që e ka sjellë turqishten në formën më të bukur, në poezitë e tij", tha ai.

Aydın shtoi se "këta personazhe, këto figura na kanë lënë një trashëgimi shpirtërore dhe gjurmë shumë të mëdha dhe nga kjo kuptojmë që gjithë së bashku si popuj jemi flatrat e një shqiponje, djemtë e një babai dhe dhëndurët e një populli. Nga kjo kuptojmë që çdo gjë duhet ta bëjmë së bashku".

Në fillim të bashkëbisedimit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe drejtori i Institutit "Yunus-Emre"-Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, ndërsa aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED).

Doç. Dr. Oğuzhan Aydın, është profesor në Universitetin Yıldırım Beyazıt të Ankarasë, ndërkohë ai ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare të ndryshme.

Diğer Etkinlikler

Në Tiranë është organizuar bashkëbisedimi me temë “Kultura, gjuha, historia, në vitin e 100-të të marrëdhënieve...

U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16...

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi...

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi...