Bashkëbisedimi "Kultura, Gjuha dhe Historia në Vitin e 100-të të Marrëdhënieve Diplomatike Turqi- Shqipëri"

Yazıcı-dostu sürüm

Në Tiranë është organizuar bashkëbisedimi me temë “Kultura, gjuha, historia, në vitin e 100-të të marrëdhënieve diplomatike Türkiye-Shqipëri”, me të ftuar kryetarin e Institutit të Lartë të Kulturës, Gjuhës dhe Historisë Atatürk, Yüksel Özgen.

Në aktivitetin e organizuar nga Instituti Yunus Emre Tiranë në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme turke në Shqipëri, studiues, studentë, nxënës dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Özgen theksoi se instituti që ai drejton është duke festuar 100-vjetroin e themelimit të Republikës së Türkiye-s, duke shtuar se përgjatë gjithë vitit do të vazhdojnë këto aktivitete në Türkiye, por edhe në vendet ku Türkiye ka marrëdhënie diplomatike.

Özgen theksoi se i japin rëndësi maksimale edhe marrëdhënieve midis Türkiye-s dhe Shqipërisë, sipas tij, duke u fokusuar si institut më shumë në pjesën kulturore në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai shtoi se padyshim që marrëdhëniet kulturore nuk janë të pavarura edhe nga marrëdhëniet e tjera, qoftë në rrafshin politik, qoftë në rrafshin social.

"Gjithashtu edhe marrëdhënia e afërt gjatë viteve të fundit midis presidentit tonë të Republikës, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka kontribuar patjetër në forcimin e këtyre marrëdhënieve. Prandaj ne i japim rëndësi maksimale përvjetorit të 100-të këtyre marrëdhënieve dhe gjithë kaluarës sonë të përbashkët të marrëdhënieve. Dëshira jonë dhe objektivi ynë është që edhe 100 vitet e tjera që do të pasojnë të jenë po aq të suksesshme dhe akoma më të mira se sa kanë qenë 100 vitet e para", tha Özgen.

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të aktivitetit tha se duke qenë se këtë vit është 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Türkiye-s dhe Shqipërisë, janë “të lumtur që jemi mbledhur të gjithë së bashku”.

"Duke qenë se është 100-vjetori i Republikës së Türkiye-s dhe për më tepër që është programi i parë për vitin 2023 e ndiej vetën shumë me fat duke pasur kënaqësinë që ta ndaj këtë program me ju", tha Demirbaş, duke iu drejtuar të pranishmëve.

Një fjalë përshëndetëse në hapje të aktivitetit mbajti edhe Këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, Metin Bulut.

Bashkëbisedimi u mbajt edhe në qytetin e Shkodrës ditën e martë me datë 31.01.2023

Diğer Etkinlikler

Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë: “Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan” 

Nën kujdesin e...

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë u çel ekspozita e Kaligrafisë “Ajetet Kuranore”

Në hapjen e ekspozitës së...

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi...

Më 20 prill 2022, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Junus Emre Tiranë në...