ÇELET NË SHQIPËRI EKSPOZITA “AJETET KURANORE”

Yazıcı-dostu sürüm

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë u çel ekspozita e Kaligrafisë “Ajetet Kuranore”

Në hapjen e ekspozitës së mundësuar nën kujdesin e Institutit Yunus Emre dhe me mbështetjern e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Fondacionit Rinor të Turqisë TÜGBVA, Fakultetit të Arteve të Bukura të Universtitetit të Arteve dhe Zyrës për Çështjet Fetare të Turqisë në Tiranë morën pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Tayyar Kaan Atay, kryetari i Fondacionit Rinor të Turqisë Ibrahim Beşinci, dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve Artan Peqini, CEO i Albayrak Grup Prof. Dr. Ömer Bolat, përfaqësi nga institucione të ndryshme.

Në fillim të aktivitetit u lexua mesazhi i kryetari të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) Mustafa Şentop.

Ambasadori Atay në fjalën e tij tha se ndihet shumë i lumtur për ekspozimin përpara pjesëmarrësve të artit të kaligrafisë si një nga elementët më të rëndësishëm të artit turko-islam pikërisht në Tiranë të cilën ai e cilësoi si perla e Ballkanit.

Atay, i cili përcolli falenderimet e tij për Albayrak Holding për ofrimin e kësaj mundësie, më tej shtoi: “Albayrak Holding nuk do të mbahet mend vetëm për këtë aktivitet artistik, por ky grup është i ngulitur në kujtesën e vëllezërve shqiptarë edhe si grupi që përfundoi me shpejësi ndërtimin e 530 banesave  duke zgjidhur kështu në një kohë rekord porblemin e strehimit të vëllezërve shqiptarë në vështirësi pas fatkeqësisë së tërmetit të vitit 2019 ”.

Bolat në fjalimin e tij, i cilësoi Turqinë dhe Shqipërinë si dy vende mike dhe vëllezër duke folur për projektin e banesave pas tërmetit të realizuar në bashkëpunim me TOKI.

Bolat i cili dha disa hollësi në lidhje me ekspozitën u shpresh se: “Nisur nga përgjegjësia jonë institucionale dhe sociale, prej 8 vitesh kemi mundësuar nxjerrjen në dritë të veprave të kaligrafisë në tema të ndryshme nga Kurani Famëlartë falë mjeshtrave të vyer të këtij arti. Ne çdo vit zgjedhim një titull teme të ndryshëm. Në vitin 2020 kemi zgjedhur për të punuar me ajetet e “selamit”, në vitin 2021 ajetet “Rabbil Alemin” dhe në vitin 2022 ajetet që fillojn “O ju që keni besuar.” Dhe tani në Tiranë me lejen e Zotit po ekspozojmë 36 vepra të kaligrafisë me ajetet kuranore të punuara gjatë këtyre tre viteve.

Drejtori i Institutit Yunus Emre Tiranë Ömer Osman Demirbaş, theksoi se arti është universal dhe i drejtohet të gjithë njerëzimit. Kështu Demirbaş nënëvizoi se vlerat estetike që dalin në pah janë pasuri e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Po ashtu ai tha se:  “Edhe arti i Kaligrafisë është një dhuratë e qytetërimit islam për të gjithë botën. Prej shekujsh, të gjithë popujt që kanë luajtur rol në ndërtimin e qytetërimit, kanë kontribuar edhe për zhvillimin e artit të kaligrafisë. Dua të falenderoj të zotëruesin e koleksioneve Albayrak Grup dhe stafin e tij të vyer që mblodhi këto vepra në mënyrë që të përfitojnë artdashësit.

Kryetari i Fondacionit Rinor të Turqisë TÜGBVA Besinci pasi përmendi faktin se kanë realizuar projekte për zhvillimin dhe aftësimin e të rinjve, shtoi: “Jemi vazhdimisht në përpjekje për të realizuar projekte të mëdha në vendin tonë dhe në rajon në shumë çështje duke filluar që nga zhvillimi fizik e deri te zhvillimi personal i të rinnjve. Në këtë kuadër, ndihem krenar që po realizojmë një ekspozitë të tillë që do të rrisë kapitalin intelektual në fushën e artit dhe kulturës së vëllezërve dhe motrave tona të reja në këtë rrugë të bekuar. ”

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës, Artan Peqini shprehu gëzimin e tij për pjesëmarrjen në çeljen e ekspozitës duke uruar që bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit në Muzeun Historik Kombëtar deri me datë 28 tetor.

Diğer Etkinlikler

Në Tiranë është organizuar bashkëbisedimi me temë “Kultura, gjuha, historia, në vitin e 100-të të marrëdhënieve...

Më datë 05 shtator 2021, qytetarët ndoqën me shumë interes programin e "Aktivitetit Përshëndetës" të zhvilluar në...

Në kuadër të vitit 2021 si Viti i Junus Emresë, Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin e Rinisë...

Në kuadër të vitit 2021 si Viti i Junus Emresë, Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin e Rinisë...