Në bashkëbisedimet e Junus Emresë u diskutua për “Turqizmat e përbashkëta në gjuhët e Ballkanit”

Yazıcı-dostu sürüm

"Bashkëbisedimet e Junus Emresë" që zhvillohet çdo muaj me të ftuar dhe tema të ndryshme nga njëra-tjetra, këtë muaj u trajtua "Turqizmat e Përbashkëta në Gjuhët e Ballkanit".

Në bashkëbisedimin që u zhvillua ditën e enjte më 21 qershor, e ftuara e këtij muaji ishte pedagogia e Fakultetit të Historisë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Asoc. Lindita Xhanari Latifi. Në bashkëbisedimin që u zhvillua në sallën e konferencave të institutit tonë, ishin të pranishëm përfaqësues të OJQ-ve, akademikë, përfaqësues të medias dhe studentë.

Prof. Asoc. Lindita Xhanari Latifi e filloi bashkëbisedimin duke treguar një kujtim, "vite më parë pashë një serial me emrin "Lamtumirë Rumeli" dhe më pas thashë që  Shteti Osman i tha "Lamturmirë"  Ballkanit por gjuhët e Ballkanit nuk i kanë thënë asnjëherë  lamtumirë fjalëve turke. Tha që fjala "Lamtumirë" ndikoi shumë në mua dhe më bëri që të marr fjalorin dhe kalemin dhe të punoj mbi të.

Latifi tha se turqishtja është një gjuhë shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit, gjuha zyrtare e Perandorisë Osmane, turqishtja ka marrë rolin e një ure lidhsëe midis ballkanasëve që vinin nga popuj të ndryshëm që të komunikonin me ballkanas të tjerë:

Më tej tha, mendojmë se gjuha turke nuk ka qenë vetëm si gjuhë e komunikimit të përditshëm, por ka qënë gjuha e shkresave zyrtare e këtyre shteteve, gjuha e letërsisë, gjuha e edukimit dhe gjuha e fesë. "Turqishtja ka qenë një nga burimet më të rëndësishme për pasurimin e fjalorëve të gjuhëve ballkanike për pesë shekuj".

Xhanari Latifi tha se, duke iu referuar studimeve që janë bërë mbi fjalët turke në gjuhët e Ballkanit dhe duke u bazuar në studimet që janë bërë deri tani, në gjuhën shqipe ka përafërsisht 4448 dhe 1800 fjalë të tilla, të cilat ndodhen në fjalorin standard shqiptar.

Duke kujtuar se turqizmat janë një thesar në gjuhët e Ballkanit, Latifi

theksoi nevojën për të zbuluar plotësisht këto thesare.

Bashkëbisedimi që u ndoq me interes, i erdhi fundi duke ju përgjigjur pyetjeve të bëra nga të pranishmit nga Prof. Asoc. Lindita Xhanari Latifi.