Vazhdojnë Bashkëbisedimet e Junus Emresë

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të aktiviteteve artistiko-kulturore, programi “Bashkëbisedimet e Junus Emresë” që zhvillohet rregullisht çdo muaj nga Instituti Junus Emre në Tiranë, e ftuara e këtij muaj ishte zv.Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, znj. Valbona Shujaku.
Në bashkëbisedimin e katërt që u mbajt në sallën e konferencave të Institutit Junus Emre në Tiranë, më 23 tetor, ditën e martë në orën 18:00, ishin të pranishëm akademikë, përfaqësues të OJF-ve, përfaqësues të medias dhe studentë.
Në fjalën e tij në hapjen e aktivitetit ku morën pjesë pedagogë, studiues dhe studentë, drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, përshëndeti të pranishmit. Ai falënderoi Shujakun që pranoi ftesën nga Instituti Junus Emre për këtë bashkëbisedim. U shpreh që ndihet i lumtur për interesin e treguar ndaj programit "Bashkëbisedimet e Junus Emresë" dhe ja la fjalën znj. Shujakut.
"Mësimi i gjuhës turke ka tre avantazhe: Mësimi i kulturës turke, të përfitura nga historia turke dhe e kaluara jonë e përbashkët dhe mundësi punësimi".
Duke folur për mbresat nga qëndrimi i saj në Turqi, zv.Ministrja Shujaku foli për: shëtitjet, vendet e vizituara dhe shijet e shijuara në Turqi.  “Muzeu i Arkeologjisë në Ankara është një prej muzeve më të mira që kam parë ndonjëherë”, tha Shujaku.
Shujaku u shpreh se Stambolli ka një energji magjike dhe është një qytet shume i gjallë. Sipas saj populli turk është i vetëdijshëm për pasuritë që ka dhe din shumë mirë ti përdori ato për të mirën e tyre, për të mirën e ekonomisë dhe zhvillimit të kulturës së tyre. Duke u treguar të ftuarve për avantazhet që ka të dish ose të mësosh turqisht, në veçanti u sygjeroj studentëve që të mësojnë turqisht. "Mësimi i gjuhës turke ka tre avantazhe: Mësimi i kulturës turke, të përfituar nga historia turke dhe e kaluara jonë e përbashkët dhe mundësi punësimi".
Shujaku tha se; “para se të shkonte ne Turqi dinte pak turqisht, dhe se në Turqi i thoshin se i përngjante shumë njerëzve nga Deti i Zi dhe që ishte e lumtur për këtë gjë”.
Pas një bisede të këndshme, programi përfundoi me dorëzimin e dhuratës që drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş kishte përgatitur për Zv.Minsitren, znj. Valbona Shujaku.