Ceremonia e Certifikimit të Trajnimit të Akademisë së Medias

Yazıcı-dostu sürüm

Akademia e Medias u realizua nën bashkëpunimin e Institutit Junus Emre Tiranë, Ambasadës e Republikës së Turqisë në Tiranë, Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe AKM Medias me qëllim për të shkëmbyer me Shqipërinë përvojën dhe informacionin që ka Turqia në fushën e medias. Për kursantët që morën pjesë në trajnim u organizua ceremonia e certifikimit.

Në programin e trajnimit 10 ditor që filloi më 21 shkurt, dhanë leksione lektorë ekspertë të fushës nga Turqia dhe Shqipëria: gazetari i TRT-së, Ali Artmaz, pedagogia e departamentit e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Jolanda Lila,  editori i AKM Medias, Malik Hasa, lektori Ergys Mërtiri, Elis Gjevori dhe Blend Komini. 16 kursantë morën leksione mbi këto tema, Mbledhja dhe Shkrimi i Lajmit, Redaktimi i Lajmit, Gazetaria e Internetit, Etika e Gazetarisë, Gazetaria e Medias Sociale dhe Komunikimi Efektiv. Kursantët e suksesshëm kanë fituar të drejtën për të bërë 15 ditë tarajnim në Turqi.

Në ceremoninë e certifikimit që u zhvillua në 4 mars, ishin të pranishëm, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësuesit e institucioneve turke në vend, antarë të shtëpive botuese dhe të medias si dhe akademikë dhe studentë.

Ambasadori Yörük në fjalën e tij tha se në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare Turqia sot ka një rol të rëndësishëm me politikën e saj të jashtme, siç tha ai, jo vetëm në rajon, por veprimtaria e saj dëgjohet në të gjitha anët e botës.

"16 vëllezërit dhe motrat shqiptarë që morën pjesë në programin që u organizua nga Kryesia e TRT-së në bashkëpunim me Institutin Junus Emre Tiranë, erdhën në një fazë që gjithë secili nga ata të jetë një antar i mirë në rrugën e medias. Unë besoj se këta vëllezër dhe motra do të jenë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë të cilët e duan shumë njëri-tjetrin. Këta gazetarë që u përgatitën këtu, në të ardhmen do të jenë gazetarë që ngjarjet në Shqipëri do t’ja prezantojnë njerëzve në Turqi në mënyrë të saktë dhe të pa anshme dhe anasjelltas”, tha Yörük.

Përfaqësuesi i TRT në Shkup, Bunjamin Shahin; "Sot kemi ardhur në pikën ku, komunikimi është bërë një nga fuqitë më të mëdha të kohës së informacionit. Sistemet që dikur ndryshoheshin me shpata, bomba, armë, tashmë mund të realizohen me një mesazh telefoni biles edhe me një fotografi. Kjo është arsyeja pse media është bërë një fuqi që përcakton fatin, të  ardhmen, nevojën e demokracisë dhe njerëzimit." tha Shahin.

Ndërsa drejtori i Institutit tha se, “Ne u munduam që për të ardhmen të ndërtojmë ura për të bashkuar midis dy vendeve, si dhe për të kontribuar në rritjen e përfaqësuesve të medias në të ardhmen. Me këtë qëllim organizuam Akademinë e Medias për 10 ditë.”

Programit i erdhi fundi pas dhënies së plaketave për lektorët që dhanë leksione në Akademinë e Medias, për përfaqësuesit e institucioneve që bashkëpunuan në realizimin e këtij programi si dhe u ndanë certifikatat për kursantët pjesëmarrës.