Dy Duar Kanë Një Zë

24/04/2018

Në kuadër të aktiviteteve artistiko-kulturore: Në kuadër të festimeve të 23 Prillit, Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve, u organizua koncerti i Orkestrës Sinfonike të fëmijëve ”Dy Duar Kanë Një Zë”.

Më 23 prill, ditën e hënë në mbrëmje, në orën 19.00, në sallën më të madhe të Pallatit të Kongreseve Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, të ftuarit ngelën të mahnitur me shfaqjen që dhuroi Orkestra Sinfonike e Fëmijëve “Dy Duar Kanë Një Zë”.

Programi i organizuar nga Instituti Junus Emre në Tiranë nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë ne Tiranë, me kontributin  e Bashkisë Tepebaşı, Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, Global Logjistik edhe Liceut Artistik në Tiranë “Jordan Misja”, ku pati interes të madh.

Në protokollin e programit që u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Tiranë dhe Institutit Junus Emre Tiranë, ishin të pranishëm ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ambasadori i Turqisë në Tiranë z.Murat Ahmet Yörük, zonja e ambasadorit znj. Ayşegül Erdal Yörük, zv. ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë z. Petro Koçi, Prefektja e Tiranës z. Suzana Jahollari, Prefekti i Elbasanit z. Maksim Malaj, Kryetari i Bashkisë Vlorë z. Dritan Leli, zv. Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Abaz Hado, deputetë, ambasadorë, drejtori i Institutit Junus Emre Shkodër z. Zafer Kıyıcı dhe zonja e Tij e ndertuar, drejtoresha e Liceut Artistik “Jordan Misja” znj. Valbona Gavelli, politikanë, përfaqësues të OJQ’ve,akademikë dhe përfaqësues të shtypit.

Drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş duke folur për Institutin Junus Emre dhe për 23 Prillin, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve ndër të tjera tha: Pas luftës së gjatë kombëtare, populli turk pavarësisht kushteve shumë të vështira, arriti tu japë sërish një mësim historik atyre që u përpoqën të cënonin sovranitetin e tij. Më datën 23 Prill 1920 u hap për herë të parë Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë. Kjo datë, në Turqi kremtohet si  festë kombëtare pasi tregon vendosmërinë e një populli për t’u udhëhequr me vullnetin e tij të lirë. Festa e 23 Prillit i është kushtuar dhe dhuruar fëmijëve të Turqisë dhe të mbarë botës. Në këtë kuadër edhe ne sot, me ftesë të Ambasadorit dhe kontributin e Kryetarit të Bashkisë Tepebaşı organizuam këtë program. I falënderoj me mirënjohje për kontributin e tyre.

Kryetari i Bashkisë Tepebaşı, Eskişehir, z. Ahmet Ataç i cili është ndër inicatorët kryesor në themelimin e Orkestrës Sinfonike të Fëmijëve "Dy Duar Kanë Një Zë, në fjalimin e tij, pasi bëri një përshkrim të shkurtër rreth themelimit të kësaj Orkestrës Sinfonike të Fëmijëve, foli për 23 Prill dhe për rëndësinë që ka kjo datë për fëmijët në Turqi. “Ne krenohemi me këta fëmijë. Ata janë shembull për të gjithë përsa i përket solidaritetit, dëshirës për të qenë bashkë, për të qenë të shoqërueshëm me njëri-tjetrin si dhe për të ndarë gjithçka mes tyre. 23 Prilli, Dita e Sovraniteti Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve, është e vetmja festë në botë që u është dhuruar fëmijëve. Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj të falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar dhe veçanërisht Ambasadorin tonë Zotin Murat Ahmet Yörük, i cili na ftoi për të dhënë këtë kconcert.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük,  i cili  ftoi në mënyrë të veçantë në Tiranë Orkestrën Sinfonike të Fëmijëve "Dy Duar Kanë Një Zë", në fjalimin e tij tha: ne 23 Prillin e festojmë së bashku me fëmijët e ardhur nga vende të ndryshme nga të katër anët e botës. Këtë vit menduam që fëmijët turq të vijnë në Shqipëri, në këtë vend vëlla, dhe ta festojnë bashkë me vëllezërit e tyre shqiptarë këtë festë që Ataturku ua dhuroi fëmijëve të të gjithë botës. Prandaj për këtë qëllim, sollëm për ju Orkestrën Simfonike të Fëmijëve, që janë me moshë të vogël por luajnë një art të madh, nga 1300 kilometra larg, nga Eskishehiri. Tani orkestra jonë e njohur do të flasë me një gjuhë universale që e kuptojnë të gjithë, me gjuhën e muzikës. Ajo do t’u drejtohet juve me motivet e kulturës sonë të përbashkët, të shprehura në muzikë dhe në tinguj, motive që nuk janë të huaja për ju.

Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro Fruxhi në fjalimin e saj tha: e falenderoi shumë Ambasadën e Turqisë në Tiranë dhe Institutin Junus Emre në Tiranë, për këtë organizim kaq të madh dhe shtoi që është shumë e lumtur për ftesë që i ka bërë popullit shqiptar në festën kombëtare të Turqisë. Znj. Ministre fjalimin e saj e mbylli me urimin: argëtin të këndshëm të ftuarve në këtë mbrëmje ku miqësia dhe vëllazëria do të flasë nëpërmjet muzikës.     

Në Tiranë u festua 23 prilli, dita e Themelimit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Fetsa e Fëmijëve, që themelusi i Republikës së Turqisë, Gazi Mustafa Qemal Atatürku u’a ka dhurar si festë të gjithë fëmijëve në botë. Me këtë rast fëmijët turq dhe shqiptar u bashkuan për vellazëri dhe miqësi, duke pushtuar zemrat e të pranishëmve.

Programi përfundoi me dhënien e plaketave për të ftuarit nga drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş.