Aktiviteti i Muajit, "Mbrëmja e Poezisë"

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre në Tiranë, për të përmirësuar dhe praktikuar aftësitë e turqishtes të studentëve, vazhdon të organizojë aktivitetet çdo muaj sipas ditëve dhe javëve të rëndësishme.

Në kuadër të aktivitetit të muajt nëntor, u organizua "Mbrëmja e Poezisë" për të përkujtuar Orhan Veli Kanik dhe Ümit Yaşar Oğuzcan.Në programin që u zhvillua ditën e mërkurë më 21 nëntor, ora 18.00, në Bibliotekën e Institutit Junus Emre Tiranë, u trajtua jeta e poetëve dhe poezia e tyre.

Në program u fol mbi afërsinë që krijoi Orhan Veli Kanıku midis gjuhës së poezisë dhe gjuhës së popullit, një nga poetët e rëndësishëm të poezisë turke të periudhës së republikës dhe themeluesi i Lëvizjes Garip, i cili u nda nga jeta më 14 nëntor 1950. U shpreh dhe u theksua krijimi i shumë poezive të autorit  Ümit Yaşar Oğuzcan, i cili ndërroi jetë më 4 nëntor 1984, dhe që njihet për poezitë e tij me tamatika rreth dashurisë, ndarjes dhe përmallimit, duke u inspiruar nga ndjeshmëria e autorit Faruk Nafiz Çamlıbel-it.

Kursantet që studiojnë në nivelin B1, Suada Kola dhe Amara Alimuçaj, trajtuan jetën dhe veprat e Orhan Veli Kanıkut. Ndërsa Hersi Kopani recitoi poezinë "Hajde Në Një Kohë Të Tillë Që" dhe Xhemelinda Hoxha recitoi poezinë "Nuk Mundem Ta Shpjegoj".

Kursantja që studion në nivelin B2, Enxhi Mata, trajtoi jetën dhe veprat e Ümit Yaşar Oğuzcanit. Ndërsa Amine Keta recitoi poezitë me titull "Mos më Harro Mua" dhe "Zotim". Kursantja që studion në nivelin A2, Sejda Keta recitoi poezinë me titull "Mendimet e Vjeshtës".

Programi përfundoi duke biseduar rreth letërsisë turke nën shoqërinë e çajit turk.