Promovimi i Vëllimeve të Librit “Shqipëria (Elbasani, Shkodra, Korça) në Dokumentet Osmane të Arkivit të Stambollit”

Yazıcı-dostu sürüm

Vazhdojnë aktivitetet mujore online “Takimet e Junus Emresë”, që organizohen nga Instituti Junus Emre Tiranë. Autori Ermal Nurja prezantoi vëllimet e librit “Shqipëria (Elbasani, Shkodra, Korça) në Dokumentet Osmane të Arkivit të Stambollit” në programin që u zhvillua online ditën e hënë, më 29 mars në orën 18:00, me moderatore Dr. Albana Tahiri.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti dhe Kryetari i Institutit të Historisë së Turqisë Prof. Dr. Birol Çetin na nderuan me pjesëmarrjen në programin tonë.

Ambasadori Yörük tha në fjalën e tij se: “Z. Ermal Nurja ka përgatitur një libër me mbështetjen e Bashkisë Elbasan. Ky libër ka si temë kryesore “Shqipërinë në Arkivat Osmane të Stambollit” dhe përqëndrohet kryesisht në dokumentet historike për Elbasanin. Padyshim, mendoj se kjo vepër do të jetë një burim i rëndësishëm për shkencëtarët, historianët, studiuesit dhe studentët e të dy vendeve.”

Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti në fjalën e saj u shpreh se: “Më vjen mirë që bashkëpunimi ynë shtrihet dhe në fusha të tjera edhe tek ajo e arkivistikës, që duhet ta pranojmë ne kemi ende shumë për të mësuar nga eksperienca juaj e gjatë. Si rezultat i një historie shekullore të përbashkët arkivat osmane përbëjnë një thesar jo vetëm për Turqinë por edhe për vendet e tjera të Ballkanit që kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Ky libër u vjen në ndihmë studiuesve, historianëve, studentëve duke i orientuar të gjithë ata në burime të sigurta informacioni të dorës së parë.”

Ndërsa Kryetari i Institutit të Historisë së Turqisë Prof. Dr. Birol Çetin theksoi se: “Besoj që kjo vepër do të hedhë dritë mbi një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare. Sigurisht që arkivat janë shumë të rëndësishme. Në ditët e sotme nuk mund të studioni historinë pa ndihmën e arkivave. Është një punim që hedh dritë mbi atë periudhë dhe ndihmon në ndreqjen e mendimeve të gabuara të asaj periudhe.” Në program, autori Ermal Nurja foli për idenë e shkrimit të librit, përgatitjen e tij dhe rëndësinë e tij historike. U theksua se ky libër do t’iu shërbejë studentëve, studiuesve dhe akademikëve në studimet e tyre. Programi që u organizua nga Instituti Junus Emre Tiranë dhe u transmetua online në turqisht dhe shqip me mbështetjen e Institutit Junus Emre në Ankara, u ndoq nga mijëra shikues.

Diğer Etkinlikler

U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16...