Tirana, Stacioni i Tretë i Projektit “Selam Olsun”
Më datë 05 shtator 2021, qytetarët ndoqën me shumë interes programin e "Aktivitetit Përshëndetës" të zhvilluar në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” të Shkollës së Mesme Artistike “Jordan Misja” në Tiranë.
Abdülaziz Öktem dhe Faruk Karagül luajtën teatrin me kukulla “Karagoz-Hacivat”, një nga pjesët e pazëvendësueshme të teatrit tradicional turk dhe atij me kukulla.
Akademiku Murat Yılmaz solli punimet e bukura të Artit Ebru nëpërmjet filozofisë “4 Dyer 40 Grada” duke u dhënë mundësi dhe të pranishmëve për të realizuar punimet e tyre në Ebru.
Artistja e rruazave të qelqit Kadriye Yorulmaz punoi objekte qelqi në zjarr dhe ua dhuroi miqve pjesëmarrës në aktivitet.
Krahas performancës teatrale dhe arteve tradicionale turke, Arslanbek Sultanbekov, i cili kombinoi ilahitë e poetit turk Junus Emre me muzikën e Azisë së Mesme dhe bashkoi këngët popullore të Anadollit me ato të ballkanit, i dhuroi pjesëmarrësve një atmosferë unike muzikore. Ai u shoqërua nga artisti i Institutit Alper Tuna.
Meqenëse viti 2021 është Viti i Junus Emresë dhe Turqishtes, aktiviteti u mbyll me poezi të përzgjedhura të Junus Emresë me mesazhe universale për njerëzimin.
Diğer Etkinlikler
Në hapjen e ekspozitës së...