Ceremonia e Shpërndarjes së Certifikatave të Akademisë së Medias 2

Yazıcı-dostu sürüm

Akademia e Medias 2 u realizua nga Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, Radiotelevizionin e Turqisë (TRT) dhe Agjensisë Anadolu (AA) për të shkëmbyer me Shqipërinë përvojën dhe informacionin që ka Turqia në fushën e medias. Pas përfundimit të Akademisë së Medias 2 për pjesëmarrësit u organizua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave.

Në programin e trajnimit 10 ditor morën pjesë si trajnerë profesionistët e fushës nga Turqia dhe Shqipëria: ekspertët e Medias Dixhitale të TRT-së z. Emre Ünal dhe z. Burak Aydın, prezantuesi i TRT World z. Ömer Kablan, përfaqësuesi në Ankara i Gazetës Milat z. Neşat Gündoğudu, drejtoresha e përgjithshme e Albtelecom znj. Bilgen Aldan, kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi, drejtori i lajmeve për Ankaranë i NTV z. Uğur Şevkat, gazetarja e njohur znj. Entela Hidri, prezantuesi i lajmeve z. Alper Altun, gazetari i njohur z. Agim Baçi, reporteri i TRT World z. Obaida Hitto, Drejtori i Akademisë së Lajme të Agjensisë Anadolu (AA) z. Cihangir İşbilir. Pjesëmarrësit e suksesshëm kanë fituar të drejtën për të vazhduar trajnimin online në Akademinë e Medias Dixhitale që do të organizohet nga TRT.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave që u zhvillua më 20 dhjetor 2021, në Tirana International Hotel, morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, përfaqësuesit e institucioneve turke në vend, anëtarë të shtëpive botuese dhe të medias si dhe akademikë dhe studentë.

Ambasadori Yörük në fjalën e tij tha se Akademia e Medias ishte një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit, që të rriten profesionalisht në fushën e gazetarisë dhe që të njihen me profesionistë të fushës nga Shqipëria dhe Turqia.

Drejtori i Institutit z. Ömer Osman Demirbaş, i cili e nisi programin duke falenderuar të gjithë të ftuarit për praninë e tyre, u shpreh se ishte krenar për vëmendjen që kanë tërhequr aktivitetet e organizuara nga Insituti Junus Emre Tiranë. Ai shtoi se: “Media është një nga sektorët më të rëndësishëm në botë. Për të kontribuar në këtë sektor, ne vendosëm të krijojmë një urë lidhëse mes dy vendeve dhe të japim një kontribut në rritjen profesionale të përfaqësuesve të mediave për të ardhmen. Për këtë qëllim organizuam programin e trajnimit 10 ditor Akademia e Medias.”

Programit përfundoi me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, Drejtoresha e Përgjithshme e Albtelecom znj. Bilgen Aldan, Kryetarja e ATTSO znj. Eni Xheko, Konsulli i Arsimit i Ambasadës Turke z. Metin Bulut, gazetarja e njohur Entela Hidri dhe Drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş.

Diğer Etkinlikler

U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16...

Akademia e Medias 3 u realizua nga Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Turqisë (TRT) për...

Në kuadër të Takimeve të Junus Emresë, më 13 korrik 2021, Drejtori i Institutit Junus Emre për Mësimdhënien e...

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9-15 vjeç....